Kosova kaloi një vit pozitiv, i cili me kualifikimin në Play Off të Botërorit. Trajneri i dardanëve, Franco Foda i dërgoi së fundmi, një mesazh tifozëve.
“Trajneri i Kosovës, Franco Foda, uron të gjithë punonjësit e Federatës së Futbollit të Kosovës, tifozët e Kombëtares, përfaqësuesit e mediave dhe gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për një vit 2026 të mbarë, me shëndet dhe suksese.
Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme. Shihemi së shpejti!”, ka njoftuar FFK.
