Pata një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. E informova për sulmet e fundit ruse me raketa dhe dronë. Këto sulme tregojnë edhe një herë se Rusia nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës. Kjo është arsyeja pse na duhet një presion mjaft i fortë për ta ndaluar më në fund.
Ne mbështetemi në të gjitha hapat e nevojshëm në këtë drejtim që do të ndërmerren në të ardhmen e afërt. Diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë me partnerët evropianë dhe unitetin tonë. E ftova Kryeministrin të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, dhe Shqipëria do të përfaqësohet.
Faleminderit Shqipëri, për mbështetjen e Ukrainës dhe popullit tonë!
(BalkanWeb)
