“Faleminderit Shqipëri”, u shpreh kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur gjatë mitingut në sheshin “Skënderbej”, teksa ka falenderuar të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit që zgjodhën alternativën evropiane.
“Falënderim shqiptarëve të Greqisë, Italisë kudo, fantastik për nga numri i pjesëmarrësve, një ndër më të lartët se ato që kemi parë në Evropë. Përqafim nga zemra nga sheshi i Gjergj Kastriotit. Shumica jashtë Shqipërisë mendon njësoj si shumica brenda vendit, në rugën e integrimit”, tha Rama.
Edi Rama: Faleminderit Shqipëri. Në kujtesën time kjo fjalë fitoreje ka qenë më e vështira deri më sot. Nuk ka fjalë të mjaftueshme pët të falënderuar gratë e burrat, vajzat e djemtë e familjes politike, e shtruan për 4 vite me radhë e së fundmi për 9 muaj jashtë kufijve, rrugën e kësaj fitoreje të paharrueshme.
Aq herë faleminderit sa janë anëtarë e anëtare që e bënë si duhet detyrën për këtë fitore. Aq herë faleminderit për cdo mbështetës e zgjedhës që erdhi me votën e tij drejt nesh, edhe pse nuk mund të jetë tradicionalisht votues yni.
Falënderim shqiptarëve të Greqisë, Italisë kudo, fantastik për nga numri i pjesëmarrësve, një ndër më të lartët se ato që kemi parë në Evropë. Përqafim nga zemra nga sheshi i Gjergj Kastriotit. Shumica jashtë Shqipërisë mendon njësoj si shumica brenda vendit, në rugën e integrimit.
