Gazetarja Dorjana Bezat ka zbuluar për News24 se si funksiononte grupi kriminal prej 24 anëtërësh që përfunduan të arrestuar dhe 15 prej tyre edhe në arrest me burg.

Ky grup merrej me falsifikim vizash e pasaportash dhe gjurmonin njerëzit e interesuar. Dy prej tyre ishin policë që ndihmonin ndërkohë që qytetarët që përfitonin nuk largoheshin vetëm nga Rinasi por edhe nga pikat kufitare tokësore.

Fillimisht këta qytetarë largoheshin nga Shqipëria me pasaporta të rregullta shqiptare dhe më pas kur shkonin në vendet e tjera ‘trampolinë’ apo dhe SHBA, Kanada apo Angli ku ishin të destinuar të shkonin atëhere përdornin vizat apo pasaportat false.
Ky ishte dhe operacioni i tretë nga Policia për goditjen e grupeve kriminale që merren me falsifikim vizash.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb