Kreu i PD Sali Berisha ka bërë akuza të forta ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e akuzuar për mashtrim publik dhe për qëndrime kriminale ndaj prokurorëve dhe dëshmitarëve.

Ai ka theksuar se Veliaj do të denoncohet nesër për mashtrim publik dhe ka paralajmëruar se dosja e tij mund të bashkohet me atë të Griseldës, për të cilën ka kërkuar një hetim të mëtejshëm.

Berisha ka akuzuar Veliajn për manipulimin e informacionit dhe shpërndarjen e materialeve të falsifikuara për të dëmtuar prokurorin e dosjes dhe ka paralajmëruar për përpilimin e aktakuzës ndaj tij.

Fjala e Berishës:

Unë gjithashtu, jam për të dënuar këtu me forcën më të madhe Griseldën bis të Lali Vjedhësit. Famoz në mashtrimet e tij publike, Lali Vjedhësi mashtroi qytetarët e Shqipërisë dhe komunitetit ndërkombëtar, duke postuar nga qelia procesverbal të falsifikuar dhe manipuluar, me të cilin ai me çdo kusht donte të rëndonte pozicionin e prokurorit të dosjes.

Duke dënuar me forcën më të madhe këtë qendrim banditesk, e informoj Erion Veliajn dhe publikun se, ai nesër do të denoncohet për mashtrim publik dhe shihen modalitetet që kësaj dosje t’i bashkohet edhe dosja e Griseldës, e cila nuk mund t’i harrohet.

Me mashtrimin e djeshëm ndaj publikut, Erion Veliaj tregoi se, për t’i shpëtuar krimeve që ka kryer është i aftë të ndërmarrë çdo veprim.

Unë ju deklarova se ai po kërcënon indirekt dëshmitarë, duke i dërguar mesazhe personale, apo duke kërcënuar se e kemi personale prokurorin. Por dje ai e shpërkallëzoi qendrimin e tij kriminal. E përshkallëzoi duke mashtruar qytetarët shqiptarë, sikur prokurori i paska thënë atij një fjalë të dënueshme. Por, publikimi nga gjykata të audios së atij momenti tregonte se çfarë njeriu pa karakter dhe pa moral ka qeverisur bashkinë e Tiranës.

Ndaj dhe, nesër nis përpilimi i aktakuzës ndaj tij. Do të paditet për mashtrim të rremë publik.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb