SHBA – Familja e Michael Buble shtohet me një tjetër anëtar. Të premten, këngëtari, fitues i çmimit Grammy, dhe bashkëshortja e tij, aktorja argjentinase Luisana Lopilato bën të ditur lindjen e fëmijës së dytë.

Pas Noah-s, vjen në jetë një tjetër djali tjetër, të cilin e kanë quajtur Elias. Madje ata kanë postuar dhe foton e parë të të porsalindurit.

“Dhe ja ku jemi 4! Ju njohim me vëllain e vogël të Noah, Elias Buble”- ka shkruar çifti në rrjetet sociale, Twitter dhe Instagram.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb