Princi Harry ka deklaruar në një intervistë së fundmi se ai dhe gruaja e tij Meghan Markle nuk do të kthehen më në Mbretërinë e Bashkuar për të jetuar aty gjithmonë, vetëm disa orë pasi la të kuptohet se çifti nuk do të heqë dorë nga titujt e tyre zyrtarë.

Harry, 38 vjeç, tha gjithçka në intervistën më të fundit për të promovuar librin e tij të ri të kujtimeve, Spare, duke i thënë Michael Strahan të Good Morning America se ai “nuk mendon se do të jetë ndonjëherë e mundur” që familja e tij të kthehet në vendlindje për të jetuar përgjithmonë.

Duka vazhdoi sulmet e tij të ashpra ndaj shtypit britanik, duke pretenduar se media do t’i bënte jetët e familjes së tij ‘tejet të vështira’ nëse ata do të ktheheshin ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë: Unë nuk mendoj se edhe nëse do të kishte një marrëveshje mes meje dhe familjes sime është shtypi britanik që do të bëjë gjithçka që mundet për t’u siguruar që kjo të mos jetë e mundur, duke mos na penguar të kthehemi mbrapa, por duke e bërë të vështirë jetën.

Harry dhe Meghan u zhvendosën nga Britania e Madhe në Kaliforni në fillim të vitit 2020 dhe që nga fillimi i vitit 2021, kanë rritur dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet, në një rezidencë prej 14.65 milionë dollarësh në Montecito.

Megjithatë, ndërsa Harry ka pranuar se nuk beson se ata do të kthehen ndonjëherë me kohë të plotë në Mbretërinë e Bashkuar ose në jetën mbretërore, ai ka lënë të kuptohet gjithashtu se ai dhe Meghan nuk do të heqin dorë nga titujt e tyre zyrtarë të familjes mbretërore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: