Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi, i ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, ka bërë deklarata të forta në lidhje me skandalin e AKSHI-t dhe hetimet e nisura nga SPAK.

Sipas Prençit, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar tashmë ka regjistruar çështjen dhe, në momentin kur implikohet një person specifik, hapet një fashikull më vete. “Kjo ndodh për shkak të lidhjeve që të çojnë shumë lart,” u shpreh ai, duke theksuar se bëhet fjalë për një çështje komplekse me përmasa të mëdha.

Prençi deklaroi se, sipas të dhënave që ai disponon, bashkëshortja e kryeministrit përmendet disa herë në çështjen e AKSHI-t. “Jo një herë, por disa herë,” tha ai, duke shtuar se hetimet janë në zhvillim dhe pritet të zbardhen elementë të tjerë.

Ish-drejtuesi i policisë shtoi se, deri në këto momente, familja Rama është e përfshirë në dy çështje të rëndësishme që lidhen me AKSHI-n. Ai komentoi gjithashtu lidhjet nepotike, duke theksuar se ato nuk garantojnë mbrojtje nga drejtësia. “Është çështje baxhanakësh, mos u mërzitni për lidhjet nepotike që kanë siguruar. Në momentin që mendon se në krah të djathtë ke baxhanakun, nuk do të thotë se je i sigurt. Mes dy baxhanakëve hyn SPAK-u,” deklaroi Prençi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb