Një familje shqiptare, babai, gruaja dhe dy fëmijët e tyre, u gjetën të pajetë në banesën e tyre në Itali, ndërsa dyshohet se u helmuan nga monoksidi i karbonit. Ngjarja ndodhi në banesën e tyre në Porcari, Lucca, në adresën Via Galgani 186. Historia e trishtë e kësaj familje ka prekur zemrat e mbarë shqiptarëve, por dhe komunitetit italian ku jetonte, ndërsa detaje nga tragjedia janë bërë sot publike në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24, të autores dhe moderatores Evis Ahmeti.

Djali i xhaxhait të kryefamiljarit, Arti Kola, ka treguar detaje se si e morën vesh lajmin e kobshëm. Ai tha se nëna e kushëririt të tij, e kishte marrë vesh lajmin e kobshëm se 4 anëtarët e familjes së saj kishin humbur jetën. Ndërkohë ai apeloi për ndihmë nga shqiptarët, që të bëjnë të mundur që 4 trupat e pajetë të kësaj familje të sillen në Shqipëri, për t’u prehur në atdhe.

INTERVISTSA
Ju jap ngushëllime për humbjen e familjarëve tuaj

Faleminderit!
Si është gjendja në familjen Kola?
Gjendja është katastrofë. ‘Minë me sahat’ i themi ne shqiptarët.
E mësuat se si ka ndodhur tragjedia?
Nuk rri këtu afër. Kemi pasur njerëz dhe nuk jam marrë me këto gjëra. Sdi tamam se çfarë ka ndodhur
Po kushëriri si është?
Është më mirë. E kemi parë, kemi folur,
Si është nëna?
Si do jetë nëna…si nëna.
Ia keni treguar se çfarë ka ndodhur?
Ia kemi tregua mbrëmë në dark
Si e priti?
Si do e priste moj motër. E dinte vetëm për 1, jo për të 4. Nuk kam informacione se si ndodhi.
Si e morët vesh lajmin?
E morëm vesh nga të tjerët. Na ndihmoni që t’i sjellim në Shqipëri, me këtë rast do na bënit shumë nder.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: