Familjet e shtetasve japonezë të rrëmbyer nga Koreja e Veriut dekada më parë i kërkuan Presidentit të SHBA-së Donald Trump që të ndihmojë në kthimin e tyre në shtëpi.

Ata bënë një thirrje publike në një konferencë për shtyp në Uashington, DC, pas takimit me zyrtarë dhe ligjvënës amerikanë, duke shprehur shpresën se vetë Trump do të përfshihet aktivisht në çështjen e rrëmbimeve, raportoi Kyodo News.

Takuya Yokota, kreu i një grupi që përfaqëson familjet, tha se nuk e ka humbur shpresën në një premtim që Trump bëri gjatë presidencës së tij të parë për të punuar drejt një zgjidhjeje të menjëhershme të çështjes.

Në një letër në fillim të prillit, një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë i kërkuan Trumpit që t’i jepte përparësi në marrëdhëniet e tij me Korenë e Veriut kthimit të menjëhershëm të shtetasve japonezë të rrëmbyer në vitet 1970 dhe 1980.

Grupi e përgëzoi Trumpin për ngritjen e çështjes në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në vitin 2017.

Trump u takua me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un gjatë mandatit të tij të parë.

Midis 17 shtetasve që Japonia i liston zyrtarisht si të rrëmbyer nga Koreja e Veriut, pesë janë kthyer.

 

(A.A/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb