Fansat e Taylor Swift janë revoltuar me këngën e re të Kanye West, “Carnival”, ku ai përmend Taylor-in. Kënga është pjesë e albumin të ri, “Vultures 1”, të Kanye-s. Në tekstin e këngës, ai thotë se “krijoi gjashtë Taylor Swift”.

Fansat e yllit të popit nuk janë aspak të kënaqur me këtë përmendje, veçanërisht për shkak të marrëdhënies jo të mirë të dyshes. “Taylor Swift ishte objektivi i tij dy herë dhe ka kaluar me sukses nga të dyja ngjarjet dhe ka lulëzuar. Ndërkohë, Kanye ndien nevojën për ta përmendur atë sa herë që ka nevojë për pushtet dhe vëmendje,” shkroi një fans.

Një tjetër shtoi, “Kjo tregon shumë se sa i dëshpëruar është që të jetë i rëndësishëm tani.”. “Kanye është i vetmi person që do të përmendë emrin e Taylor Swift në një përpjekje për t’u bërë sërish i rëndësishëm dhe ndoshta pak i famshëm,” komentoi dikush tjetër.

Një tjetër tha: “Kanye West ende mendon se ai e bëri të famshme Taylor Swift… Në fakt je ti që përdor emrin e saj në këngë sepse je i dëshpëruar për vëmendje. Nuk mendoj se je aq i rëndësishëm sa mendon se je.”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: