Chelsea e vlerësoi së fundmi me 50 milionë paund, shifër që mund të derdhet në arkat e klubit londinez në fund të sezonit pasi ylli kuqezi vijon të magjeps me paraqitjet e tij. 

Broja bën dhe një herë protagonistin për Southampton, këtë herë në 1/8 e FA Cup, duke fituar një 11 metërsh dhe duke shënuar një gol fantastik në limite. 

Broja u hodh në fushë si zëvendësues me fillimin e pjesës së dytë, ndërsa në minutën e 69-të u pengua në zonë duke fituar një 11 metërsh, i konfirmuar nga VAR. 

ëard-Proëss u tregua i saktë duke kaluar Southampton në avantazh përballë ëest Ham. 

Në limitet e sfidës, në min e 95-të Broja me një aksion personal realizoi një gol fantastik duke sigluar shifrat në 3-1. Për Brojën ky ishte goli i 9 sezonal. 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: