Këshilluesi i mjekësisë holistike, Nikola Ndoni, ishte sot i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar”, ku ndau këshilla të rëndësishme mbi mënyrat më të shëndetshme për të pastruar trupin.

Nikola Ndoni tha se agjërimi për 120 orë sjell benefite të mëdha për shëndetin, pastrimin e stomakut, por edhe të mëlçisë.

“Agjërim 120 orë, është ilaç për të pastruar trupin. Agjërimi më i gjatë është 322 ditë, nga një skocez, nën mbikëqyrjen policore. Hyri 207 kg dhe doli 87 kg. Problem është 24-orëshi i parë. Njerëzit duhet të përgatiten, të kenë bërë një fasting me ndërprerje. Ku është benefiti? Unë jam fans i 100 orëve. Duhet të heqim toksinat dhe pa humbur proteinat. Në momentin kur kalohet 24 orë çohen faktorë te rritjes në trup, që të ruhet masa muskulore, dhe vetëm masat dhjamore, çohen këto hormone. Deri në 4 ditë këto hormone qëndrojnë në maksimumin e vetë. Humbasim peshë, qelizat e dëmtuara dhe më pas ruajmë atë të shëndetshmet. Kur nisim ushqimin, ne do të marrim qeliza të shëndetshme. Për 40 ditë qelizat e mëlçisë ndryshohen. Nga agjërimi mbrohemi nga sëmundjet e trurit, siç është demenca. Pas agjërimit ndihesh më i fokusuar. Mund të ndodh të kesh debulesë, por në rast se do të keni si mjegulli truri apo paqëndrueshmëri mentale, ju mungon elektroliti. Për agjërim të zgjatur e rekomandoj. Merr kripë gjelle. Limonin nuk e rekomandoj se ka një vlerë të vogël sheqeri. Mund të pini kafe pa sheqer, apo ujë. Kam bërë agjërim dhe kam marr litium.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb