Nga: ZONJA VJOLLCA*
Fasule me suxhuk

1 filxhan fasule të bardha
1 filxhan fasule të kuqe
1 kokërr qepë
2 thelpinj hudhër
300 gr suxhuk
1 spec të kuq
1 spec djegës
2 lugë gjelle salcë domate
2 domate të grira
4 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë kafeje rigon ose 2 gjethe dafine
1 lugë gjelle majdanoz të grirë
Kripë
Piper i zi

Vendosim fasulet të ziejnë për 15 minuta, më pas i derdhim ujin dhe i shpëlajmë me ujë të nxehtë. Vendosim një tenxhere me vaj shtojmë qepën dhe hudhrën dhe e kaurdisim mirë, më pas shtojmë specin të prerë në kubikë të vegjël, suxhukun të prerë në feta të rrumbullakta. I kaurdisim së bashku duke shtuar më pas domatet të prera në kubikë, salcën koncentrat, kripën, piperin e zi dhe pak rigon ose dy gjethe dafine. I lemë të ziejnë të gjithë përbërësit së bashku për 25 minuta. Shtojmë në fund sipas dëshirës pak spec djegës dhe para se ta servirim shtojmë dhe pak majdanoz.

(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: