TIRANË- Duket se rruga për ekstradimin e Ballist Morinës drejt Serbisë (nëse do ndodhë) do jetë e gjatë.

Themi këtë pasi Gjykata e Lartë e Zagrebit ka vendosur ta rikthejë çështjen e tifozit kuqezi që ngriti dronin në Beograd, për rishqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë.

BalkanWeb disponon vendimin e plotë të gjykatës, i marrë ditën e djeshme gjatë një seance me dyer të myllura. Gjykata e ka marrë këtë vendim edhe pas kërkesës së këtij të fundit për azil politik.

gjykata-per-ballist-morinen

Që Morina të mos ekstradohet në Serbi, atje ku ka dyshime që mund t’i rrezikohet jeta, shteti shqiptar ka ngritur zërin. Vetëm një ditë më parë, me anë të një letre dërguar homologut kroat, ministri i Drejtësisë rendit arsyet pse Ballist Morina nuk duhet ekstraduar drejt Beogradit.

BalkanWeb disponon letrën që Bardhi ia dërgoi Zagrebit zyrtar pasditen e 9 gushtit, në kuadër të çështjen e Morinës, ku vihet theksi te përdorimi politik i çështjes. “Ne kemi bindje, mbi bazën e provave sa vijon, se jeta e Ismail Morinës rrezikohet nëse ekstradohet në Serbi. Kërcënimet ndaj Ismail Morinës janë publikuar në kuadrin e sensacionit, edhe nga mediat, qoftë media e shkruar ashtu dhe elektronike”,- theksohet në këtë letër.

Prej afro dy vitesh për Morinën është lëshuar një urdhër ekstradimi nga shteti serb lidhur me ngjarjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri më 14 tetor 2015 ku ngritja e një droni me një baner të mbishkruajtur Autochtonus solli trazira në stadium dhe më pas ndërprerjen e ndeshjes.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb