Analisti Ben Andoni në një intervistë në “News24” foli për zhvillimet politike në vend, seancën që pritet të mbahet në Gjykatë Kushtetuese për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Në analizën e tij, Ben Andoni tha se beson sido që të jetë vendimi nesër, herët apo vonë Belinda Balluku do të jetë para drejtësisë.

Ai nënvizoi se për sa kohë Balluku qëndron në detyrë, atëherë drejtësisë i vështirësohet puna.

“Besoj që Gjykata Kushtetuese do gjejë një element tjetër për ta shtyrë ose dëgjojë një vendim për të kënaqur të gjitha palët. Besoj që organet që do referojnë çështjen do sjellin edhe kërkesë tjetër për masë dhe sensi është që këtë çështje është për ta mbartur më shumë. Pra ka një qetësi të madhe sa i përket fatit të Ballukut. Pra çështja Balluku them që do të mbartet, edhe pse them se fati i saj është i përcaktuar tani dhe herët apo vonë do të jetë para drejtësisë”, tha ai

Sa i përket pranisë së Ballukut në seancën e djeshme parlamentare, Bend Andoni tha se ishte një ‘provokim i pastër’ dhe se këtë situatë mund ta kishte kursyer.

“Fati i zonjës Balluku ka marrë elementë të tjerë. Zoti Rama e di shumë mirë që zonja Balluku nuk do ketë ndalim për të hapur rrugë për t’i hequr imunitetin. I takon autoriteteve të drejtësisë të vazhdojnë punën e tyre”, u shpreh Ben Andoni.

Më tej nënvizoi se nëse do të shihet se çfarë pritet edhe më 28 janar, pasi nga vendimi që nëse do të japë Gjykata Kushtetuese dhe se nëse shprehet hapur për rrezikshmërinë e lënies në detyrë të Ballukut, atëherë do të jetë edhe një autogol i Ramës dhe njerëve të PS që të mbajnë imunitetin e saj.

“Nëse Gjykata Kushtetuese merr një vendim hermafrodit atëherë që nesër e dimë se çfarë do ndodhë me 28 janar. Po nëse Gjykata Kushtetuese nesër shprehet hapur për rrezikshmërinë e lënies në detyrë të Ballukut, atëherë do jetë autogol i madh i zotit Rama për ta mbajtur në detyrë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb