Lajm i keq për Manchester United dhe André Onana. Portieri kamerunas do të humbasë turneun veror në Shtetet e Bashkuara për shkak të një dëmtimi në kofshë.
Sipas Telegraph, lojtari mund të mungojë gjashtë deri në tetë javë, duke rrezikuar seriozisht shanset e tij për ndeshjen hapëse të sezonit të Premier League, të planifikuar për 17 gusht kundër Arsenalit.
Duke ardhur nga një sezon me ulje-ngritje dhe shpesh i kritikuar për performancat e tij të dobëta, Onana tani e shikon situatën e tij në Manchester edhe më të komplikuar.
Trajneri Ruben Amorim ka vendosur të mos e përfshijë atë në skuadër për tre ndeshjet e verës kundër West Ham (26 korrik), Bournemouth (30 korrik) dhe Everton (3 gusht).
Por dëmtimi nuk është hija e vetme mbi të ardhmen e Onanas. Djajtë e Kuq thuhet se po shqyrtojnë afrimin e një portieri, çka do sillte largimin e Onanas, pavarësisht se kanë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.
