Vladimir Putin është i gatshëm të sakrifikojë 20 milionë ushtarë rusë për të fituar luftën me Ukrainën dhe për të siguruar mbijetesën e tij politike, ka thënë një diplomat rus në mërgim për Sky News.

Boris Bondarev, i cili u largua nga detyra e Rusisë në Kombet e Bashkuara në Gjenevë për shkak të luftës, tha se “fati i Putinit ka mbaruar”.

Duke folur për gazetaren Beth Rigby, ai tha: Mendoj se 20 vitet e tij në pushtet kanë qenë shumë me fat për të. Ai nuk është i zgjuar, ai është thjesht me fat. Tani mendoj se fati i tij ka mbaruar.”

Bondarev, i cili ka punuar në sektorin bërthamor të vendit, përshkroi nivelin e dëshpërimit të Putinit duke thënë se ai është i përgatitur të shohë më shumë se një të dhjetën e popullsisë të vrarë në konflikt vetëm për të fituar.

“Pas humbjes së luftës, ai do të duhet t’i shpjegojë zyrtarëve dhe popullatës së tij pse u përbal me humbje në konflikt dhe mund të përballet me probleme në shpjegimin e kësaj gjendjeje.

“Pas kësaj mund të ketë një opozitë që do të përpiqet ta rrëzojë ose do të përpiqet të largojë vartësit e tij për të gjetur disa njerëz që mund të fajësohen për të gjitha këto probleme. Do të ketë një periudhë trazirash të brendshme”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: