“Për të qenë opozitar duhet të jesh i besueshëm. Nëse nuk të shohin si shpresë apo ndryshim nuk kanë për të pasur mbështetje”, kështu u shpreh kreu i Partisë Mundësia në një intervistë në “News24”.

Shehaj u shpreh se drejtësia ka bërë një punë të rëndësishme dhe se të korruptuarit po dalin para drejtësisë. Gjithashtu u shpreh kritik ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se fati i tij është i vendosur, ose në burg ose në arrati.

“E them sërish që të korruptuarit po dalin para drejtësisë. Qytetarët të mos ndikohen nga analistë që paguhen. Nuk do mbajmë ministre hajdute se ndryshe do mbetemi pa linjë me Kanadanë. Edi Rama thotë o me të korruptuarën ose pa gjë. Edi Rama mund të shpikë çfarë të dojë, por fati i tij është vendosur dhe nuk është vendosur në Shqipëri, është vendosur jashtë. Shqipëria nuk mund të vazhdojë të jetë nga vendet më të korruptuara. Rama e ka të ardhmen ose në arrati ose në burg. Pra jemi ne që duhet të mendojmë për të ardhmen . Ne duhet t’i japin një zgjidhje, por duhet të ndajmë ose jemi me drejtësinë ose me të korruptuarit. Me disa nga forcat politike e di që është  e vështirë, të bësh tryeze në mbrojtje të drejtësisë Berisha nuk besoj se do vijë në mbrojtje të drejtësisë. Ka forca të tjera që kanë mentalitet, antiamerikan. Detyra ime është të shtrijë dorën dhe më pas mbetet për t’u parë se si do vijojë”, tha mes të tjerash ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: