Ish-deputeti socialist, Arben Malaj, gjatë intervistës që dha mbrëmjen e sotme në “Oponencë”, u shpreh se fati politik i Ramës parashikohet jo i mirë, pasi ai ka bërë çdo gjë për të ardhur në pushtet dhe për të qëndruar.

“Po të investigoni, që nga koha e ardhjes së Ramës, shihni sa deputetë., sa kryetare bashkie janë mandatuar nga PS me preferencë personale, sa prej tyre e kanë humbur mandatin dhe sa janë në gjykatë.

Nëse ty si lider partie dhe kryeministër i një vendi ke kaq shumë probleme me ata që preferon dhe i përzgjedh vetë, atëherë papërgjegjshmëria jote është sakrifica e vendit tim. Kështu që gjërat kanë qenë jo të lehta”, tha Malaj.

Arben Malaj: U bë kryetar bashkie, mori mediat ndërkombëtare, bëri lidhje me biznesin, me median dhe fatkeqësisht për fatin e tij politik që nuk do të ndahet mirë, nuk kurseu asgjë për të qëndruar në pushtet, bëri lidhje dhe me botën e errët.

Po të investigoni, që nga koha e ardhjes së Ramës, shihni sa deputetë., sa kryetare bashkie janë mandatuar nga PS me preferencë personale, sa prej tyre e kanë humbur mandatin dhe sa janë në gjykatë.

Nëse ty si lider partie dhe kryeministër i një vendi ke kaq shumë probleme me ata që preferon dhe i përzgjedh vetë, atëherë papërgjegjshmëria jote është sakrifica e vendit tim. Kështu që gjërat kanë qenë jo të lehta.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb