Hetimet lidhur me vdekjen e influenceres 32-vjeçare në Austri, kanë marrë një tjetër rrjedhë.
Provat, raportet mjeko-ligjore zbulojnë se influencerja 32-vjeçare Stefania Pieper është vrarë nga ish-partneri i saj. Ngjarja e rëndë tronditi komunitetin, trupi i të resë u gjet në një valixhe në një pyll. Ish-partneri i saj Patrick M, u arrestuar si autor i dyshuar.
Trupi i 32-vjeçares u zbulua më vonë nga policia, dyshohet se ish-partneri i saj e ka mbytur dhe më pas e ka futur në valixhe për ta varrosur më pas një pyll pranë kufirit austriako-slloven.
Gjetjet e autopsisë konfirmuan se ajo ishte mbytur dhe kishte pësuar lëndime në fytyrë, ndoshta nga goditjet ose lëvizja brenda valixhes gjatë transportit.
Autori i krimit, sipas raportimeve nuk mund ta pranonte fundin e marrëdhënies së tyre, dhe dyshohet se rrëfeu fajin dhe e çoi policinë në vendin e ngjarjes.
