Polici i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Fatjon Baci, ka dhënë dëshmuar se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka përdorur aparatin e tij celular për të realizuar dy telefonata private, përpara dhe pas paraqitjes në ambientet e SPAK-ut.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se sipas deklaratës së dhënë nga Baci, telefonatat janë bërë në një moment kur Veliaj ndodhej në shoqërimin e policisë, pas vendimit të njohjes me akuzat ndaj tij. Baci tregon se ngjarja ndodhi në një zonë pranë sheshit ku dikur zhvillohej një treg i sendeve të përdorura.

“Sa kemi kaluar shinat, në vendin ku ka qenë një pazar që shiteshin gjëra të vjetra, Erioni më kërkoi telefonin që të bënte një telefonatë. Ia dhashë, dhe foli me vëllain e tij. Këtë e verifikova më vonë,” – tha Baci.

Por sipas tij Veliaj foli edhe me e bashkëshorten e tij. “Nuk i mbaj mend detajet e tjera, por di që ka bërë dhe një telefonatë tjetër me bashkëshorten e tij, ku i tha që të kujdesej për djalin”, tha ai.

Erion Veliaj është marrë zyrtarisht i pandehur për akuzat e “korrupsionit”, “pastrimit të parave”, “fshehjes së pasurive” dhe “futje të sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit”.

Akuzat iu komunikuan ditën e djeshme në paraburgimin e Durrësit ku mbahet me urdhër të SPAK prej 10 shkurtit. Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur në total 30 persona, kompani dhe organizata jofitimprurëse, mes tyre dhe bashkëshorten e Veliajt, ish-kryetaren e komisionit të ligjeve Klotilda Bushka, 7 biznesmenë, familjarë e punonjës të kompanive të Ajola Xoxës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb