Biznesmeni Fatmir Hysenbelliu ndodhet në Davos, ku po merr pjesë në forumin ndërkombëtar që po zhvillohet këto ditë, duke zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të politikës dhe biznesit.
Gjatë qëndrimit të tij në Davos, Hysenbelliu u takua edhe me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në këtë takim, Hysenbelliu e uroi Kurtin për fitoren në zgjedhje, duke i shprehur urimet për suksese të mëtejshme në drejtimin e vendit.
Nga ana e tij, Kryeministri Kurti vlerësoi punën dhe kontributin e Grupit Hysenbelliu, duke theksuar se mirëpret zgjerimin e aktivitetit të tij në Kosovë dhe i uroi suksese të vazhdueshme.
