Biznesmeni Fatmir Hysenbelliu ka zhvilluar një tjetër takim të rëndësishëm gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Këtë herë, Hysenbelliu ka zhvilluar një takim të përzemërt me ish-kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, takim që vjen vetëm një ditë pas atij me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë takimit me Trudeau pati një shkëmbim mendimesh mbi sfidat e bashkëpunimit mes aktorëve privatë dhe aktorëve institucionalë në një kontekst të gjerë.

Në Forumin e Davosit ku Hysenbelliu merr pjesë, liderë politikë dhe përfaqësues të biznesit nga e gjithë bota po diskutojnë sfidat globale, ekonominë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Një ditë më parë, gjatë qëndrimit në Davos, Hysenbelliu takoi edhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Prania dhe takimet e Hysenbelliut në Davos konfirmojnë angazhimin e tij në rrjete të rëndësishme ndërkombëtare, interesin për dialog me aktorë kyç politikë e ekonomikë dhe rolin aktiv të biznesmenit shqiptar në ndërtimin e kontakteve strategjike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb