Është përcjellë sot për në banesën e fundit lideri historik i PS Fatos Nano.
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, ka vlerësuar figurën njerëzore dhe politike të të ndjerit, duke e konsideruar Lider tolerant e bashkëpunues, një njeri i mirë pa kurrfarë hakmarrjeje.
“Ngushëllimet e mia ma të sinqerta familjes, të afërmve e miqve, për humbjen e parakohshme nga jeta të Fatos Nanos. Nano ka kenë një politikan që i peshonte fjala. Ka me u mbajt mend, jo veç prej meje, por prej shumë njerëzve që e kanë njoftë e kanë punu me të, si një lider tolerant e bashkëpunues, një njeri i mirë e pa kurrfarë hakmarrjeje me askënd, në politikë e jashtë saj. I paharrum kjoft kujtimi i tij. Me respekt, Tom Doshi!”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.
