TIRANE- Evoluimi në çdo fushë të jetës është i prekshëm, edhe po kështu edhe në rrugën që po ndjek përcjellja e lajmit të qytetarët. E ndërsa media po ecën me hapa gjithnjë e më të shpejtë drejt lajmit online, drejt lajmit të fundit, kryebashkiaku Erion Veliaj ka vlerësimin e tij sa i takon mediave online në Shqipëri.

“BalkanWeb-i” është kaq shumë i klikuar online thotë kryebashkiaku Erion Veliaj, duke u shprehur, se kjo është një gjë që nuk mund të mohohet si pjesë e evoluimit në gazetari.

I pyetur se “Çfarë do të bëhet me faturinot që do të mbeten të papunë me futjen e biletës elektronike”, përgjigjja e kryebashkiakut ishte një krahasim me median online, e konkretisht me ‘BalkanWeb’.

“Kjo është njësoj si të thuash çfarë ndodh me gazetarët, kur ‘BalkanWeb-i’ është kaq i klikuar online. Kjo është pjesë e civilizimit. ‘Nuk i themi dot civilizimit mos eja, se ne do rrimë kështu si jemi’. Po ashtu do kishim ngelur se shaptilografi dhe nuk do hapnim Webfaqe. Shoqëria është e tillë që evoluon dhe krijon fronte të tjera. Po evoluimin nuk e ndalojmë dot”, u përgjigj kryebashkiaku Veliaj.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb