Partizani ka marrë vetëm 2 pikë nga 12 të mundshme në 4 javët e fundit. “Demat” ndodhen në vendin e tretë të renditjes, 3 pikë larg Vllaznisë që aktualisht mban vendin e dytë në renditje. Forma aktuale natyrisht që i ka shqetësuar të kuqtë, të cilët si objektiv kanë jo vetëm pjesëmarrjen në “final 4”, por njëkohësisht të rënditen në një nga dy vendet e para.

Dy sfidat e radhës për Partizanin, do të jenë dhe ato më përcaktuesest, pasi në horizont janë dy rivalët e kryeqytetit. Fillimisht, në datën 20 prill, të kuqtë do të presin në “Arenën e Demave” Dinamon, ndërkohë që në javën pasuese, do të takohen për të katërtën herë këtë sezon me Tiranën.

Dy ndeshje derbi, që  do të vendosin shumëçka për fatin e Partizanit, që me patjetër duhet të bëjë kthesën, pasi nëse nuk i kalon me sukses ateherë mund të vërë në pikëpyetje fatin e gjithë sezonit.

Partizani ka grumbulluar deri më tani 46 pikë, duke qenë vetëm 2 pikë më tepër se Dinamo e vendit të katërt dhe 5 pikë më shumë se Tirana që ndodhet e pesta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb