Me përfundimin e fazes së ligës, tashmë kemi një tablo më të qartë të skuadrave që do të shortohen ditën e nesërme sa i takon ndehsjeve të play off në Champions League.
Kështu 18 skuadrat që do të marrin pjesë në këtë raund janë të ndara në dy grupe teksa 8 ekipet e poziconuara më mire do të kenë avantazhin e të luajturit sfidën e kthimit në shtëpi.
Real Madrid dhe Inter dy skuadrat e renditura në vendet 9 dhe 10 do të sfidojnë njërën prej Bodo Glimt dhe Benficës. Pram und të kemi sërish përsëritjen e duelit të fundit mes Benficës dhe Real Madrid, apo një rikthim në San Siro për Mourinhon. Rrezik City I Pep Guardiolës në 1/8, me zikaltrit që do të sfidojnë “qytetarët” ose Sportingun e Lisbonës në rast kualifikimi në play off.
Më e thjeshtë situate në letër për PSG dhe Newcastle që do të shortohen me çiftin Monaco Qarabah. Juventus dhe Atletico do të sfidojnë njërën mes Gallatasaray apo Club Brugge. Për “Zonjën e Vjetër” në rast kualfikimi përballë do të këtë një ekip anglez, mes Liverpool apo Tottenham.
Mundësi për një derbi gjerman në fazën play off, kjo pas Atalanta dhe Leverkusen, do të shortohen me dyshen Dortmund dhe Olympiakos. Për italianët e Atalantës rrugëtimi do të komplikohej ndjeshëm në rast kualfiikimi, pasi në fazën e 1/8 do të gjente njërën prej Arsenal apo Bayern Munich.
