Vitet kalojnë, por ata janë thjesht numra për Roger Federer. Tenisti zvicerian nuk njeh moshë. Tregon edhe një herë se përse ka fituar një vend mes më të mëdhenjve të historisë. Ai bëri një tjetër paraqitje të madhe dhe në një ndeshje maratonë me pesë sete mundi 3-2 Tenis Sandgren, duke siguruar një vend në gjysmëfinalet e Australian Open.

Federer fitoi setin e parë, ndërsa më pas I lejoi rivalit të tij të përmbysë rezultatin në dy setet e tjerë. Monumentale ishte loja e tij në setin e katërt. Federer arriti t’i heq triumfin nga duart Sandgren, duke anuluar, jo një por shtatë “match point” në setin e katërt, duke e bërë atë të tijin. Në setin final, ish-raketa numër një e botës dominoi, duke e mbyllur atë me rezultatin 6-3.

Me këtë sukses, Roger Federer kualifikohet në gjysmëfinalet e turneut të parë Grand Slam të vitit, ku do të gjejë favoritin dhe rivalin e madh, Novak Djokovic. Një finale e parakohshme, që vendos përballë për herë të 50-të dy prej tenistëve më të mëdhenj të botës.

Nuk kishte supriza as në turneun Australian Open për femra. Biletën e parë për në gjysmëfinale e ka marrë Ashleigh Barty, raketa numër një e botës, që mundi 2-0 me sete çeken Petra Kvitova.
(balkanweb)
