TIRANE – Rike Roçi është një prej atyre vajzave që krijon gjithmonë zhurmë me gjërat që bën. Ajo u bë e njohur për publikun shqiptar që prej pjesmarrjes së saj në reality shoë-n “Big Brother” dhe është përfolur gjithmonë në media.

Ajo u diskutua shumë edhe pasi u shfaq në stadium e veshur në mënyrë provokuese për të mbështetur Shqipërinë në ndeshjen me Francën. Por me foton e fundit ajo i ka habitur të gjithë.
Rikja ka publikuar një foto në ‘Instagram’ ku tregon gishtin e unazës së fejesës dhe në të mban një unazë me gur, tipike për këtë rast. Mos ndoshta modelja është fejuar në fshehtësi? Deri sa Rikja të japë një deklaratë lidhur me këtë, ne do të besojmë foton që bukuroshja ka publikuar.
(BalkanWeb)
