Felix Magath është trajneri më i ri i Hertha Berlin. Lajmin e ka dhënë klubi i Bundesligës, me anë të një postimi në rrjetet sociale. 68 vjeçari është një emër i madh i futbollit gjerman, ku më parë ka drejtuar edhe Bayernin, në vitin 2004. Në CV e tij ka skuadra si Frankfurt, Stuttgart, apo edhe Schalke 04.

“Me përvojën e tij të madhe si trajner, ai mund të bëjë ndryshimet e duhura për të na nxjerrë nga situata e vështirë” – thanë drejtuesit e klubit pasi firmosën me teknikun.

Hertha Berlin renditet në vendin e para fundit të  Bundesligës, me 23 pikë. Magath do debutojë ndaj Hoffenheim, sfidë kjo që do luhet me 19 mars.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb