Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Kamenicë, ku një fëmijë 2-vjeç ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të dytë të banesës.
Si pasojë, i mituri ka pësuar dëmtime dhe është dërguar menjëherë në spital për mjekim. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka njoftuar se po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.05.2025, një shtetas i mitur 2 vjeç, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të dytë të banesës në fshatin Kamenicë dhe për pasojë është dëmtuar. Aktualisht po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
