KINE – Një nënë në Guangzhou, Kinë solli në jetë një fëmijë që vuan nga sindroma e mungesës së syve, çka do të thotë se ai ka pak ose aspak inde të syve.
Sindroma e quajtur Anophthalmia prek 1 në 100 mijë fëmijë dhe do të thotë se djali nuk do të mundet të shohë kurrë shkruan Daily Mail.
Nëna e fëmijës, Liu Peiuha solli në jëtë vogëlushin më 20 shtator dhe tashmë është duke u konsultuar me specialistët e spitalit të madh në Guangzhou me shpresën së nj ditë ai do të arrij të shoh si gjithë fëmijët e tjerë.
Nëna është shprehur për mediat se u shokua, kur pa fëmijën e saj të sapolindur pa sy.Historia e bebes është publikuar nga të gjitha mediat në Kinë dhe djali është pagëzuar me emrin ‘fëmija pa sy’.
Familja e nënës së bebes tha se ajo i kishte kryer të gjitha analizat e nevojshme gjatë shtatzënisë. Por, sipas specialistëve, Anophtalmia nuk mund të dallohet përmes testeve apo eko-ve me ultratinguj gjatë shtatzënisë.
(er.cu/BalkanWeb)
