TIRANE – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, mori pjesë sot në 100 vjetorin e “Strehës së Parë Vorfnore”.

Përpos thirrjeve për ndihmë për fëmijët jetime, Presidenti Meta përkujtoi edhe disa nga humanistët e mëdhenj.

Ai tha se integrimi në shoqëri dhe moslënia mënjanë e jetimëve, duhet të jetë në krye të prioriteteve të shtetit.

“Popylli ynë ka potenciale të mëdha dhe vlerat humane i shpalosëm në momente kritike. Po përjetojmë ditët e fëmijëve jetimë, po ndajmë ndjenja e emocione të forta, fëmijët jetimë janë shtresa më e ndjeshme e shoqërisë tonë.

Varfëria është plagë e madhe sociale në vendin tonë. Shteti duhet të bëjë përpjekje më të mëdha për shtresat më të vafra. Ato duhet të jenë në krye të prioriteteve të shtetit. Varfëria sjell divorce në familje dhe krim. Shkatërrimi i familjes sjell jetimë, e këto krijea të pafajshme janë më të nxiturit drejt veprimeve kriminale. Fuqizimi i familjes shqiptare, rritja e mbështetjes për nënat, dhe ulja e dhunës në shtëpi, kërkojnë masa parandaluese e ligjore.

Të bëhen përpjekje të përbashkëta për integrimin në shoqëri të fëmijëve jetimë. Të parandalojmë krizat ekonomike dhe sociale. Të ndalojmë punën e detyruar dhe shfrytëzimin e të miturve. Shprehim mirënjohje ndaj të gjithë brezave jetimë.

Shembulli më i mirë është Nënë Tereza, ajo na ka lënë trashëgimi një mësim të madh për të cilin kemi nevojë më shumë se kurrë. Të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe,” u shpreh Meta.

Në Jubileun e 100-vjetorit të themelimit të “Strehës së Parë Vorfnore” në Shqipëri (1917-2017) dhe me rastin e festave kombëtare të 28-29 Nëntorit, Presidenca e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë celebron në datat 22-27 Nëntor veprimtarinë në Presidencë “Java e Fëmijëve Jetimë”.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: