TIRANE– Situata e fëmijëve në vendin tonë dhe përpjekjet për t’u ofruar një mundësi më të mirë jetese është tema e sotme në emisionin “Njerëz në fokus” në “News24”. Së fundmi në vendin tonë është zhvilluar nga “Save the Children”, fushata “Fëmijët në garë për mbijetesë” ku përveçse vënies së theksin në kushtet në të cilët lindin dhe rriten fëmijët shqiptare’, por mat edhe indeksin e vdekshmërisë foshnjore.

Përfaqësuesja e “Save the Children” tha se një nismë e tillë synon të angazhojë vetë fëmijët për të ngritur problematikat që ata i shqetësojnë në përditshmërinë e tyre.

Ndërkaq, Altin Hazizaj është ndalur tek çështja e arsimit dhe kujdesi mjekësor që u ofrohet fëmijëve. Sipas tij ka ende shumë për të bërë në këtë drejtim, në mënyrë që fëmijët të marrin shërbimet e tyre.
Por deputetja Klodiana Spahiu tha është me interes të realizohet një buxhet për fëmijët, për të plotësuar nevojat e tyre, që në vendin tonë nuk janë pak.
“Duhet të bëhet një punë e përbashkët e të gjithë institucioneve përgjegjëse për t’i dhënë zgjidhje problemeve me të cilat përballen fëmijët sot në vendin tonë”, tha Spahiu.

Drejtoresha e Maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Moisiu, tha se vdekshmëria foshnjore në vendin tonë ka ardhur në rënie.

“Në 2005 kishte 22 fëmijë të vdekur për 1000 të lindur gjallë, në 2011 kemi shkruar në 7, në 2013 ka qenë 6.2, edhe në 2014 ishte afër 7fëmijë të vdekur për 1000 të lindur të gjallë”, tha Moisiu, shifra këto për institucionin që ajo drejton.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: