SIRI – ISIS ka publikuar një video, ku tregohet sesi djem të vegjël stërviten në një kamp trajnimi ushtarak të xhihadistëve. Në videon e publikuar në internet shihen fëmijët duke u trajnuar në kampin terrorist, të quajtur “Al Farouq Institute for Cubs”, në provincën Raqqa të Sirisë. Edhe pse rekrutimi i ushtarëve fëmijë konsiderohet një krim lufte, ISIS thuhet se ka rekrutuar fëmijë nën 15 vjeç, për t’i formuar me ideologjinë e tyre ekstremiste. Fëmijëve u mësohet se si të përdorin armë dhe madje u tregojnë se si të presin koka, duke përdorur kukulla.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: