Një konflikt mes katër personash ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen 8 të qytetit të Korçës, në zonën e njohur si Radaneci.
Sipas të dhënave paraprake, dy vëllezër janë përfshirë në një konflikt me dy fqinjët e tyre, për motive të dobëta. Përplasja ka nisur për shkak të fëmijëve që po luanin në lagje, ndërsa më pas situata ka degraduar në përleshje fizike.
Si pasojë, dy vëllezërit kanë mbetur të plagosur lehtë në kokë. Ata janë transportuar në spital, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Pas marrjes së ndihmës mjekësore, dy vëllezërit dhe dy personat e tjerë janë shoqëruar drejt komisariatit për deklarime. Zhurma që bënin fëmijët është arsyeja e konfliktit. Në sherr mund të jenë përdorur sende të forta (drunj) por fatmirësisht pa pasoja të rënda.
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit. Pritet të përcaktohet nëse gjatë përleshjes janë përdorur edhe sende të forta.
