TIRANË- Megjithëse në Shqipëri, kryeministri serb Aleksandar Vuçiç nuk ka asnjë fans, apo të paktën deri tani nuk është deklaruar asnjë si i tillë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për kryeministrin shqiptar…Dhe duket se fansat në Serbi, Ramës nuk i mungojnë, madje për të ekziston një Bazë e Fanseve Femra në këtë vend.
Në një mesazh në Twitter nga një profili i një femre me emrin Yanna, i kërkohet kryeministrit serb Vuçiç, ti përcjellë Ramës përshëndetje dhe përqafime nga Baza e Fanseve Femra, të cilat mendojnë se ai është “i nxehtë”.
Nuk dihet nëse ky profil është i vërtetë apo i rremë apo nëse kjo është veç një shaka për të ngjallur reagim, por mesazhi shumë i ngrohtë po ‘fluturon’ në rrjetet sociale.
(m.k/BalkanWeb)
