Vedat Muriqi ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer në aksion në një prej ndeshjeve më të rëndësishme të Fenerbahçes. Sulmuesi kosovar e nisi nga minuta e parë duelin ndaj Lyonit në play-off-in e Champions League, me të dyja skuadrat që në fund u ndanë në barazim 1-1.

Pas sfidës, Muriqi tha:

“E nisa në mënyrën më të keqe të mundshme. Pësova një çarje në pjesën e poshtme të kofshës. Gjatë procesit të rikuperimit, të gjithë u bashkuan dhe dua t’i falënderoj të gjithë për këtë. Falë njerëzve që u angazhuan dhe punuan për rikthimin tim, arrita të luaj sot.

Edhe pse këtu jam sulmues, qëllimi im nuk është të shënoj, por të jem i dobishëm për ekipin. Nëse mund të jem i dobishëm, do të jem i lumtur. Nëse vjen edhe goli, atëherë do të jem dyfish i lumtur”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb