Lamine Yamal është i destinuar të vendos rekorde, të kalojë legjenda të futbollit botëror, pasi të rrallë janë ato lojtarë që kanë shifrat e Yamal, në moshën e tij. Pas një fillim sezoni të vështirë, për shkak të problemeve me muskujt fundorë të barkut, ylli spanjoll është rikthyer të shënojë dhe të dhurojë spektakël.

Lojtari i Barçës ka gjetur rrugën e rrjetës në 5 ndeshjet e fundit, në La Liga, Champions dhe në Kupën e Mbretit. Ky detaj, gjetja e golit në 5 ndeshje radhazi, mund të jetë diçka normale, por në moshën e tij, askush nuk e kishte bërë diçka të tillë më parë. Lionel Messi e arriti këtë shifër vetëm në moshën 20-vjeçare.

Goli kundër Mallorca-s ishte i 40 me fanellën e Barcelonën në 136 ndeshje, por një tjetër detaj e bën diferencën, Në La Liga, në moshën 19-vjeçare, Yamal ka shënuar 24 gola duke u shndërruar në lojtarin me rendimentin më të mirë në shekullin e 21-të në këtë moshë, duke lënë pas Mbappe i cili u ndal në kuotën e 23 golave.

Deri në këtë pikë të sezonit, Yamal ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar 13 asiste, shifra që flasin qartë për ndikimin e tij te Barça, vetëm Ferran Torres ka bërë më mirë se sa ai, me 16 gola të shënuar. I kënaqur me rendimentin e Yamal u shfaq edhe trajneri Hansi Flick: “Duhet të menaxhojmë mirë minutat e Yamal. Ai argëtohet, por duhet mbrojtur”, u shpreh trajneri i Barcelonës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb