JAPONI– Fermerët japonezë, që po përballen në vazhdimësi me një treg që ndryshon, në varësi të marrëveshjeve ndërkombëtare, kanë nisur me vrull kultivimin e bimëve për tregjet e huaja dhe shumë kooperativa bujqësore janë duke zbatuar disa reforma për t’u bërë më konkurruese. Në Hokkaido, psh. në prefekturën më të pasur bujqësore në veri të vendit, fermerët kanë nisur të nxjerrin fitime të mira duke aplikuar një teknologji të nivelit të lartë.
Bimët e domateve arrijnë një lartësi prej 4 metrash në një serë në Tomakomai, në Hokkaido dhe një pajisje prerëse, teknologji e përparuar, është duke u përdorur për t’i vjelë.
Në një serë të madh domatesh, të mbjella në rradhë që ngrihen deri në 4 m lart, punojnë vetëm 5-6 punëtorë, por ata mund të ngarkojnë në anije deri në 10 mijë domate në ditë. Nuk janë vetëm pesë ose gjashtë punëtorë në serrë, por objektit mund anije deri në 10.000 domate në ditë.
Kultivimi në këtë “fabrikë të bimëve” është afërsisht 50% më efikas se në serrat e zakonshme. Në objekt, temperaturat qëndrojnë deri në 25 gradë Celcius gjatë ditës dhe 15 gradë Celcius gjatë natës, madje edhe në dimër. Përqëndrimi i dioksidit të karbonit, me rëndësi jetike për rritjen e domateve, ruhet në më shumë se dy herë mbi nivelin në ajër të hapur.
(ar.sh/Balkanweb)
