Fermerët kanë protestuat ditën e sotme para Ministrisë së Bujqësisë, ku kanë shpalosur edhe kërkesat e tyre.

Ata kanë shpalosur kërkesat e tyre, mes të cilave janë Barazimi i TVSH për produktet bujqësore; Rimbursim për çdo litër qumësht; Naftë pa taksa për mjetet bujqësore; Fatura TVSH me çmim real nga pika e grumbullimit në ditën e dorëzimit të produktit; Subvencionim për farat dhe fidanët dhe Subvencionim për produktet organike.

Ata kanë paralajmëruar protesta gjatë të gjithë muajit shkurt duke filluar me Korçën nga dita e hënë.

Protesta pritet të kulmojë në Tiranë në ditët e para të muajit mars.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: