Kampioni i Formula 1, Fernando Alonso, ka “ngjallur” thashethemet se po takohet me yllin e popit Taylor Swift.

Piloti spanjoll përdori këngën e Swift “Karma” në një klip që postoi në TikTok dhe teksa 41-vjeçari po dëgjon, në fund të klipit ai shkel syrin kamerës duke lënë të hapur mundësinë që thashethemet se ata duan të jenë bashkë janë të vërteta.

Ndonëse mbetet e paqartë se çfarë po ndodh realisht mes Alonso-s dhe artistes së njohur, publiku i Swift-it që numëron miliona fansa di gjithçka rreth jetës së saj personale duke u bërë temë diskutimi në mediat ndërkombëtare.

E njëjta gjë ndodhi kur u bë e njohur ndarja e saj e fundit nga Joe Alwyn pas gjashtë vitesh lidhje.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb