Ata janë cilësuar çifti i verës. Temperatura ngrihet kur Linda Morselli i afrohet të dashurit të saj Fernando Alonso. Të dy janë fotografuar në një det pasioni në plazh në fotot e realizuara nga Chi.
Të dy janë parë së bashku që në Cmimin e Madh të Montecarlos, por vetëm fotot e para të tyre të pushimeve, konfirmojnë atë që përflitej.
Ish piloti i Ferrarit ka pak kohë që është ndarë nga prezantuesja Lara Alvarez, ndërsa modelja italiane ka pak kohë që ka mbyllur historinë 4 vjeçare me Valentino Rossin. Tani Alonso dhe Morselli duket se kanë marrë një rrugë tjetër në dallgët e pasionit.
(da.xha/BalkanWeb)
