Disfata ndaj Lens nuk ishte aspak rastësi, PSG ngec sërish, këtë herë në sfidën e parë në Francë, ku ndaj Rennes ishim me fat që dolën me një pikë. Thuajse me të gjithë yjet e ekipit prezent në Botëror, ekipi i Luis Eniriques nuk duket ende gati për këtë fillim sezoni, ku u pa qartë edhe në javën e parë ku Rennes e vendosi në vështirësi me vendasit që kaluan shpejt në avantazh që në minutën e 9-të me një super gol. Rennes nuk u mjaftua me kaq pasi në minutën e 38-të dyfishuan shifrat me Lepaul.
Menjëherë me fillimin e pjesës së dytë, Luis Enrique hodhi në fushë afrimin e tyre të bujshëm në këtë merkato vere, Ferran Torres. Heroi i Botërorit për Spanjën rezultoi vendimtar, ku fillimisht konvertoi në gol assistin e Fabian Ruiz duke ngushtuar shifrat në 2-1 në minutën e 71-të. Dyshja spanjolle gatuan edhe golin e dytë ku në minutën e 82-të me një goditje shumë të bukur me kokë, Ferran Torres dërgoi topin në rrjetë duke kompletuan debutimin e tij fantastik. Falë “dopjetës” së tij, PSG shmang humbjen në javën e parë pasi rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund:
“Nuk jemi të lumtur, dëshironim të fitonim këtë sfidë, por në të njëjtën kohë, ishte e rëndësishme të mos dilnim pa pikë. Për mua ishte diçka speciale, mezi pres të luajë në Parkun e Princave”, u shpreh Ferran Torres pas ndeshjes.
