Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar sërish se “koha po mbaron” që Irani të arrijë një marrëveshje.
“A ju kujtohet kur i dhashë Iranit 10 ditë kohë për të BËRË NJË MARRËVESHJE ose për të HAPUR NGUSHTICËN E HORMUZIT. Koha po mbaron – 48 orë para se i gjithë Ferri të mbretërojë mbi ta. Lavdi Zotit! Presidentit DONALD J. TRUMP”, shkroi kreu i Shtëpisë së Bardhë në rrjetin Truth Social.
Ky është paralajmërimi i radhës që vjen nga Trump për regjimin iranian, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë prej më shumë se 5 javësh tashmë.
