TIRANE – Keni dëgjuar ndonjëherë, që fertiliteti mund të përmirësohet edhe në tavolinë? Po është e vërtetë. Ja disa nga ushqimet që rrisin fertilitetin tek meshkujt. Kafeja, domatet, perimet me gjethe jeshile, vezët, peshku, fruta të thata dhe vaji i ullirit janë ushqimet që duhet të konsumoni raporton La Stampa.
1. Agrumet. Ato përmbajnë vitaminë C, antioksidues dhe vitaminë A për rritjen e lëvizjes së spermatozoideve.
2. Domatet. Ato përmbajnë likopen, e cila gjithashtu përmirëson lëvizjen e spermës.
3. Perimet me gjethe të gjelbra. Ato përmbajnë vitaminë C dhe A dhe acidit folik, të cilët janë shumë të rëndësishëm për prodhimin e spermatozoideve të shëndetshme.
4. Karotat. Ato përmbajnë beta-karoten, e cila është e rëndësishme për mbrojtjen e spermatozoideve.
5. Fasulet. Ato janë të dobishme për acid folik dhe zink, të cilët ndihmojnë prodhimin e spermatozoideve të shëndetshme.
6. Vezët. Ato përmbajnë zink, i cili ndalon ngjitjen e spermatozoideve.
7. Peshku. Ai përmban acide yndyrore omega-3, e cila përmirëson cilësinë e spermës.
8. Frutat e thata. Ato përmbajnë zink, si edhe koenzimën Q10, antioksidantë shumë i rëndësishëm.
9. Vaji i ullirit. Ai përmban antioksidantë që përmirësojnë cilësinë e spermës.
Ndërsa ka edhe disa të tjera që duhet të limitohen si ushqimet pikante, pije alkoolike, ushqimet e skuqura, sallamet dhe produktet e qumështit. Dieta mesdhetare rrit me 72 % deri në 95 % cilësinë e spërmës.
Është e gabuar të thuash që kafeja përbën një problem për sa i përket fertilitetin, mund të pihet deri në tre të tilla në ditë sipas mjekut italian, Alessandro Palmieri.
Në një kohë të karakterizuar nga rënia e niveleve të pjellorisë dhe rrjedhimisht ulet edhe shkalla e lindjeve. Gjithashtu stili i jetesës është shumë i rëndësishëm.
Në veçanti dieta dhe aktiviteti fizik janë thelbësore për të siguruar një veprimtari të mirë seksuale dhe për parandalimin e shumë çrregullimeve.
(er.cu/BalkanWeb)
