Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar besimtarët për Festën e Fitër Bajramit.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada i ka uruar besimtarëve paqe dhe shëndet.

“Fiter Bajrami është një festë e rrënjosur në falënderim, mirësi dhe dhurim, sjellë përmes lutjes dhe akteve të bamirësisë”, shkruan Ambasada.

Postimi:
Ambasada e SHBA në Tiranë uron përzemërsisht të gjithë ata që festojnë sot Fitër Bajramin.
Duke shënuar fundin e Ramazanit, Fitër Bajrami është një festë e rrënjosur në falënderim, mirësi dhe dhurim, sjellë përmes lutjes dhe akteve të bamirësisë. Paqja dhe shëndeti qofshin me të gjithë ata që festojnë në këtë ditë të veçantë

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb