Festa e Flamurit ka bërë bashkë liderët më të lartë të shtetit shqiptar, por dhe të Kosovës. Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeparlametari Niko Peleshi dhe kryebashkiakja e sapozgjedhur e qytetit, Brunilda Mersini kanë marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit në Vlorë.
Në sheshin Flamur, në shenjë nderimi, janë vendosur kurora me lule, ndërsa zyrtarët e lartë të shtetit janë përkulur para memorialit, teksa sot shënon 113-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.
Pasi është luajtur himni kombëtar, të gjithë të pranishmit kanë ecur përgjatë tapetit të kuq. Edhe këtë vit, kjo festë e gjeti politikën të ndarë, e cila feston dhe bën homazhe të veçnta dhe me orarë të ndryshme.
Në nder të kësaj dite, në Vlorë, qyteti simbol i Pavarësisë mbahen festime dhe organizime të ndryshme, ku spikatin traditat dhe vlerat atdhetare shqiptare. Qytetarë vlonjatë, por dhe nga mbarë vendi dhe trojet shqiptare zgjedhin të kalojnë këtë ditë në Vlorë, ndërsa qyteti mbushet kuq e zi.
Pavarësia e Shqipërisë u shpall më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali në Vlorë.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
-
Dita e Pavarësisë, ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Sekretarit të Shtetit Rubio për Shqipërinë: Presim të zgjerojmë bashkëpunimin tonë dhe miqësinë e qëndrueshme
-
VIDEO/ Kryeqyteti në festë! Mbahen ceremoni festive për ditën e Flamurit. Tirana ‘vishet’ kuq e zi!
-
28 Nëntori/ Presidentja Osmani mesazh urimi: Historia jonë është shkruar me gjak, guxim dhe besim
-
Sot Dita e Pavarësisë, Albin Kurti mesazh urimi: Si komb evropian kemi kthyer sytë te një Nëntor i Tretë
-
Festat 28-29 Nëntori/ Fluks automjetesh në Kapshticë, pala greke probleme me sistemin e ri (VIDEO)
-
VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë festohet në Shkodër, sekretari i PPSH-së nderon me grusht ‘Luigj Gurakuqin’
-
FOTOLAJM/ NATO uron Shqipërinë për 113-vjetorin e Pavarësisë me imazhin e veçantë
-
Festa e Flamurit/ “Rama, armik i shqiptarëve që komploton në favor të Serbisë”, Berisha: Të çlirojmë Shqipërinë nga regjimi i Pashiqit të Tiranës
-
Dita e Pavarësisë, Blushi: Kjo festë e gjen Shqipërinë me të burgosur politikë dhe më të varfër
-
Delegacioni i BE në Tiranë urim për 28 Nëntorin: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri!
-
VIDEO/ Për herë të parë në Tiranë/ Mbahet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” mesha për festën e Flamurit
-
Sot 28 Nëntori/ “Një dëshmi e re”, BIRN: Kush e qëndisi flamurin e pavarësisë?
-
Sot Dita e Pavarësisë, Meta: Patriotizmi dhe gjaku i derdhur për Flamurin Kombëtar të mbeten pishtari ynë i përhershëm
-
Sot 28 Nëntori, Rama ndan foton e veçantë dhe uron ditën e Pavarësisë
-
Sot 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen