Me rastin e festës së Kurban Bajramit në “Opinion” në News24 ishte i ftuar Imami i xhamisë së Et’hem Beut Elton Karaj i cili diskutoi mbi vlerat dhe reflektimet në këtë ditë të shenjtë në botën myslimane.

Ai tha se emri i Kurban Bajrami konsiderohet si një koncept i sakrificës së një kafshe për hir të Zotit dhe prefektit Muhamed. Sipas tij njeriu është krijuar nga Allahu fuqiplotë dhe e shpreh falenderimin në trajta të ndryshme.  Më tej imami Karaj tha  se është e rëndësishme që njerëzit që e kryejnë si rit ta shpërndajnë me njerëzit që janë në nevojë.

Më tej ai theksoi se dreka e Kurban Bajramit duhet të konsumohet me familjarët dhe me njerëzit e tyre më të afërt.

“Emri ka ardhur si sakrificë e një kafshe për hir të Zotit dhe prefektit Muhamed.  Muslimanët kanë dy festa Kurban Bajramin dhe Fiter Bajramin. Njeriu është krijuar nga Allahu fuqiplotë dhe e shpreh falenderimin në trajta të ndryshme.  Ne synojmë që gjatë festës së Kurban Bajramit, njerëzit që e kryejnë si rit duhet që 2/3 e pjesës ta shpërndajnë me njerëzit më të varfër të shoqërisë dhe që janë në nevojë. Kurbani i kafshës i jep përparësi jetës së njeriut.

Origjina ka ardhur nga dita e Arafatit ku mbahet edhe agjërim vullnetar. Gjithashtu është e rëndësishme që njerëzit të mblidhen së bashku me familjarët dhe të konsumojnë drekën e Kurban Bajramit. Unë uroj që ky Bajram t’i thyej ata mangësi që ne i kemi bërë vetes tonë. Haxhi është një organizim ose adhurim mbu Kurbanin dhe se ka 5 shtylla dhe njëra prej tyre është bërja e peligrinazhit.  Mund të quhet një detyrim për ta kryer për ata që e kanë mundësinë fizike dhe financiare. Haxh quhet kur myslymani viziton Mekën në ditën e Kurban Bajramit dhe vizita gjatë ditëve të vitit quhet “Umre”.  Arafati kthimi i njeriut në origjinën e tij i zhveshur nga materialet”, tha ai

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb